Per Ne
Tika Dance është shkolla e parë e vallëzimit në Kosovë e themeluar në vitin 1992 nga Atletika dhe Melvin Morina.
Atletika Morina - Tika vallezon qe nga mosha 5 vjec. Pasioni dhe dashuria e saj per vallezimin nuk kishte te ndalur qysh nga ajo kohe. Ne vitin 1992 hapi shkollen e vallezimit se pari ne Gjakove me nje sukses shume te madhe me nxenes nga te gjitha moshat. Prej aty formuan edhe grupet e te rriturve dhe te femijeve ku merrnin pjese ne shume programe, spektakle e shfaqje teatrale, ne te cilat fituan shume cmime per koreografi, paraqitje skenike etj. Suksesi i Tika Dance vazhdoj vite me radhe me shume bashkepunime me kengetar te estrades sone.
Historiku
Tika Dance ishte pjese e shume spektakleve, evenimenteve, paraqitjeve te ndryshme skenike. Nder to jane:
Emisione televizive dhe spektakle:
- 'Te gjithe me ne' nga Armend Rexhepagici dhe Aida Baraku
- 'Pese Mbremje Ne Germi'
- 'Teleshow'
- 'Telebingo'
- 'Odeon' nga Naim Abazi dhe Mihrije Braha
- 'Show Meselation'
Shfaqje teatrale:
- Me teatrin profesionist te Prishtines dhe Gjakoves
- 'Kater Epoletat' me regjisorin Gjerman Holger Zibler (duke zene vendin e pare ne Evrope per koreografi - Shkoder)
- 'Burri me trendafil'
- 'Lutja bardhe blu' me aktorin Hadi Shehu.
- 'Vdekja e aktorit' me aktorin Hysen Binaku
- 'Woody Allen' me aktorin Armond Morina
- Si dhe ne shume shfaqje tjera me aktor te njohur dhe regjisor te vendit dhe te huaj
- 'Showfest'
- 'Videofest'
- 'Polifest'
- Festivale te kenges per femije dhe te rritur
- Koncerte te ndryshme ne Kosove ku fituan cmime per paraqitjen me te mire skenike si me grupin e te rriturve ashtu edhe me grupin e femijeve.
Tika Dance performuan dhe jashte shtetit si:
- Turne ne Zvicer
- Show program ne Izmir si dhe ne Manastir te Maqedonise ku dhe fituan vendin e pare ne Evrope per Show Program ne vitin 2006.
Tika u zgjodh dhe si krijuesja me e mire e vendit ne vitin 2003.
Tika poashtu meret edhe me pregaditjet e koreografive te spektaklit te Miss-eve si:
- Miss Universe Kosova
- Miss Kosova
Tika dance tani vazhdon ne Prishtine ku dhe ketu vazhdon me sukses. Tika Dance eshte tash e 26 vite me ju.....